Si sot, 151 vjet më parë, pikërisht më 1 mars të vitit 1870 lindi filologu arbëresh Nilo Borgia. Ai lindi në ngulimin “Hora e Arbëreshëvet” në Siçili. Më 6 tetor 1883, hyri në manastirin e Grottaferrata-s, ndërsa më 17 mars të vitit 1894, për nder të Shën Nilo di Rossano, themeluesit të urdhrit të Shën Bazilit në Itali, murgu i ri vendosi të merrte emrin “Nilo”.
Me 1904 u emërua pranë bibliotekës së abacisë. Më 31 dhjetor 1907, mori emërimin “At’ Nilo” si abat i manastirit të Grottaferrata-s. Pikërisht, dy vite më vonë, më 1909, ai u bë mbështetës i përpjekjeve të Vatikanit për të rigjallëruar studimet dhe kërkimet në lëmin e ritit liturgjik lindor bizantin.
Shtypshkronja e ngritur prej tij dha një kontribut edhe për gjuhën shqipe, duke rigjallëruar fjalët e lashta shqipe që dëshmoheshin në të folmet arbëreshe. Shumë studime albanologjike të këtij autori dhe të autorëve të tjerë u shtypën në shtypshkronjën “San Nilo”.
Burimi origjinal: https://observerkult.com/shtypshkronja-e-pare-arbereshe-e-at-nilos/