Friday, February 27, 2026
QSPA
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Plani i integritetit
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Plani i integritetit
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Home Lajme
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Drejtoresha Ekzekutive e QSPA prej tre ditësh ndodhet në Maqedoninë e Veriut e ftuar për të marrë pjesë në aktivitetet në kuadër të 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Me këtë rast ka realizuar takime dhe nënshkruar marrëveshje bashkëpunime më institucione të shkencës atje. Dje pasdite, ishte e pranishme në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku së bashku me drejtuesin z. Skënder Hasani, realizuan nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe dhe mbajtën fjalën e rastit para mediave lokale të pranishme në aktivitet. Drejtuesit e dy institucioneve, u zotuan se ky memorandum bashkëpunimi do të jetë jo vetëm formal, por edhe përmbajtësor, me aktivitete e projekte konkrete që do të realizohen bashkërisht në të ardhmen. Pritet që në të ardhmen të arrihen disa synime: Bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët, siç është zhvillimi i përvojave shkencore e kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë; Botimi i përbashkët i veprave shkencore me interes për të dy palët, që në fokus kanë historinë, kulturën, gjuhën, letërsinë dhe folklorin arbëresh dhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ato do të kenë në fokus cilësimin e identitetit të komunitetit arbëresh dhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si pjesë e shkencës albanologjike, por edhe rivlerësimin e marrëdhënieve të vendlindjes me komunitetin arbëresh, si komunitet shqiptar më i vjetër në diasporë; Në funksion të bashkëpunimit, dy institucionet do të shkëmbejnë fondet arkivore të dokumenteve historike. Dokumentet do të përdoren për realizimin e projekteve shkencore për çështjen shqiptare; Sensibilizimi i opinionit më të gjerë për nevojën e kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e shpirtërore si pasuri kombëtare; Promovimi dhe ruajtja e vlerave shpirtërore e kulturore me interes të përbashkët; Krijimi i klimës së mirë që kuadrot e reja të inkuadrohen në projektet shkencore që i realizon ITSHKSH-ja e QSPA, ndërsa mund të jenë ndihmesë e mirë e ndërsjellë.
Një letërnjoftim mbi punën e ITSHKSH paraqit fillimisht Dr. Asani, i cili e njoftoi kolegen nga Tirana mbi profilin e këtij Instituti, duke folur konkretisht për departamentet ekzistuese si dhe përgjithësisht për veprimtarinë shkencore e botuese. Ai gjithashtu bëri të ditur se edhe sivjet do të ketë përmbajtje tematike në kuadër të Ditëve të Alfabetit, që fillojnë më 14 nëntor të këtij viti, e që do t’iu kushtohet Arbëreshëve të Italisë, përfshi gjithë krijimtarinë dhe potencialin krijues të tyre në të kaluarën dhe sot.
Prof. Diana Kastrati, drejtoreshë e QSPA, gjithashtu i bëri një përshkrim telegrafik punës njëvjeçare e gjysmë të kësaj qendreje, e cila, siç tha ajo, ka mision studimet e specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes studiuesve të fushës vendas dhe në diasporë e më gjerë, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e strukturës së studimeve mbi komunitetin arbëresh. Pjesë e misionit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) është vlerësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me komunitet arbëresh në botë, përmes organizimit të aktiviteteve dhe konferencave shkencore. Ndërsa Dr. Asani me këtë rast foli edhe për rëndësinë që kishin arbëreshët në shek.XIX, atëherë kur po finalizohej formimi i kombeve në Europë. “Arbëreshët ishin ura që lidhte shqiptarët me Europën dhe përmes tyre transmetoheshin idet europiane në hapësirën shqiptare. Me krijimtarinë dhe kreativitetin e tyre krijues, arbëreshët ruajtën frymën evropiane brenda trungut etnik shqiptarë dhe kjo është arsyeja që ne sivjet do ta trajtojmë rolin e arbëreshëve pikërisht në këtë prizëm”, nënvizoi Dr. Asani. Gjatë këtij aktiviteti Drejtoresha Kastrati dhe studiuesit Dr. Vilma Proko dhe Dr. Edmond Cane, u takua edhe me disa prej studiuesve të ITSHKSH, si z. Zeqirija Ibrahimi, z. Emin Azemi si dhe prof. Mustafa Ibrahimi të Universitetit shqiptar “Nënë Tereza” të Shkupit. Për institucionin mikpritës u dhuruan edhe kopjet e librave të botuara nga QSPA.

Related Posts

KUVENDI I III I STUDIMEVE ARBËRESHE

by

Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe  "Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë– vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”Kuvendi...

Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”

by

Nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në bashkëpunim me...

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

by

Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe“Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë–vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”Kuvendi III i...

Krenarbëria

Krenarbëria

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin: “Krenarbëria: Poezi arbëreshe” Qëllimi i këtij konkursi, që realizohet për të dytin...

Load More
Next Post
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Krenarbëria

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KUVENDI I III I STUDIMEVE ARBËRESHE
  • Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • KUVENDI I III I STUDIMEVE ARBËRESHE
  • Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Plani i integritetit
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023

© 2020