Në vazhdën e takimeve në Shkup, Drejtoresha Ekzekutive e QSPA Prof. Diana Kastrati ka realizuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me z. Ylber Sela – drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve (AZGJ). E ftuar të marrë pjesë në aktivitetet që po mbahen me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit, Drejtoresha Kastrati është pritur nga pjesa me e madhe e institucioneve kërkimore-shkencore në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, institucion i pavarur kushtetues, Drejtoresha Kastrati e shoqëruar nga bashkëpunëtorët Dr. Vilma Proko dhe Dr. Edmond Cane, u pritën nga vetë drejtori Ylber Sela. Gjatë këtij takimi u fol për këto dy institucione, për gjendjen e gjuhës shqipe dhe, sidomos, për arbëreshët dhe arbërishten. Me këtë rast Drejtoresha Kastrati i dhuroi AZGJ-së disa botime të qendrës së saj, të autorëve Jup Kastrati, Antonio Bellushi dhe Ornela Radovicka, Klara Kodra, si dhe Silvana Nini.
Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në përfundim të një maratone dyditore kumtesash e prezantimesh u mbyll Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra...