Në kuadrin e vizitës në Pulja më 15.12.2022 ishte takimi në komunën e Chieuti-t (Qefti) në praninë e komunitetit dhe kryetarit të bashkisë z.Diego Iacono, ku u bë prezantimi i librit “Rassegna di canti popolari Arbëreshë” me autor Prof. Mario Massaro i shoqëruar me recitime dhe këngë arbëreshe mbi vargjet e librit. Diskutimi mbi librin dhe rëndësinë e tij u krye nga prof. Michele Boccamazzo, më pas fjalën e mori vetë autori emër i spikatur i studimeve arbëreshe, në vijim të prezantimeve fjalën e mori dhe Prof. Diana Kastrati, e cila theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti dhe planet e përbashkëta konkrete me këtë komunë, ashtu sikundër edhe me dy komunat e tjera në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes QSPA dhe rajonit të Puljas.
KUVENDI I III I STUDIMEVE ARBËRESHE
Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe "Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë– vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”Kuvendi...








