Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të organizojë ditën e mërkurë, me datë 28 tetor 2020, ora 11.00, veprimtarinë përkujtimore me titull: “Arbëreshi i shquar Emanuele Giordano”- Përkujtimore në 100-vjetorin e lindjes. Profili njerëzor dhe profesional, do të përcillet përmes rrëfimit në platformën “zoom” të pasardhësit të tij Agostino Giordano, i cili është themelues dhe drejtor i revistës “Jeta Arbëreshe”.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, pas kërkesës zyrtare të drejtuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e radhës edhe emërtimin e një rrugë me emrin “Emanuele Giordano”.
Ky aktivitet, që do të mbahet brenda mjediseve të QSPA-së, pritet të përcjellë dëshmi e të dhëna ende të padritësuar sa duhet për këtë figurë, në lidhje me kontributin që i dha kulturës shqiptare.