Saturday, July 12, 2025
QSPA
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

“Arbërit e Jonit” një bisedë me studiuesin Pëllumb Xhufi në QSPA

Home Lajme
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
Në bisedën e zhvilluar sot në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), historiani Pëllumb Xhufi ka treguar se arkivat e Venedikut janë një minierë ari, në të cilat mund të zbërthehet historia e Arbërve gjatë mesjetës.  Sipas tij, QSPA-ja do të ketë rol historik nëse mbështet studiuesit e rinj për hulumtimin në Arkivat e Venecias
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka organizuar sot, me datë 23 nëntor, ora 11.00 veprimtarinë e radhës, me temë: “Arbërit e Jonit– Bisedë me Akademikun Pëllumb Xhufi, në kuadër të festës së 28 Nëntorit”.
Në qendër të këtij bashkëbisedimi online të mbajtur nga profesori dhe historiani i mirënjohur Pëllumb Xhufi, u fol mbi librin e tij të fundit, të ribotuar me plotësime “Arbërit e Jonit”, një libër që vetë autori e ka konsideruar projektin e jetës.
Në takim merrnin pjesë drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, Prof. Diana Kastrati së bashku me stafin e studiuesve të kësaj qendre. Pas përshëndetjeve të rastit, drejtoresha ekzekutive e QSPA-së prof. Diana Kastrati përmendi disa nga kontributet kryesore të karrierës akademike të prof. Pëllumb Xhufit, duke u ndalur në librin “Arbërit e Jonit”, i cili përfaqëson një gur miliar jo vetëm në korpusin studimor të këtij autori, por edhe në studimet albanologjike në përgjithësi, pasi ndriçon periudhën e mesjetës, një nga periudhat më të pastudiuara të historisë. Pyetja e parë që iu drejtua prof.Xhufit, kishte të bënte pikërisht me datimin fillestar të idesë së këtij projekti madhor.
Vetë profesor Xhufi, e ka quajtur këtë libër “projekti i jetës”, si në pikëpamje të volumit të studimeve dhe të dritësimit të të vërtetave historike, por edhe për shkak të kohështrirjes që ky libër i ka marrë. Sipas tij, ky projekt bulëzoi që në vitin 1976 kur ai ishte student në Universitetin “La Sapienza” të Romës, ku në sajë të inkurajimit të profesorit arbëresh Giuseppe Schirò (i riu), ai i hyri punës për të studiuar një material kronikal mbi mesjetën. Për 44 vjet radhazi, historiani Pëllumb Xhufi u fokusua në këtë lëmi dhe rezultat i punës së tij janë një sërë studimesh, kurora e të cilave është libri prej 1454 faqesh “Arbërit e Jonit”, i cili sjell fakte të reja mbi një nga periudhat më pak të njohura, peridhën pas vdekjes së Skënderbeut (1468) deri në shekullin e 17-të. Pasioni për shkencën  dhe kureshtja për të zbuluar të vërtetën shkencore e bënë që të ndërmerrte nismën individuale, duke i mbuluar vetë të gjitha shpenzimet financiare, që të hulumtonte në Arkivin e Venecias. Për 6 muaj, të ndara në tre intervale të ndryshme kohore, ai gjeti një pasuri arkivore, me plot 2400 dosje voluminoze me dokumente për Arbërit. Për shkak të pamundësisë kohore e fizike për të rrokur një lëndë kaq të gjerë, e cila kërkon grupe të mirëfillta studiuesish, ai ka shfrytëzuar një pjesë të vogël të tyre për të hartuar librin “Arbërit e Jonit” dhe aktualisht është duke punuar për librin “Arbërit e Veriut”, të cilit i përkasin rreth 1250 dosje të këtij arkivi.
Në këtë kuadër, pas ndërhyrjes së Prof. Diana Kastratit në lidhje me synimin e QSPA-së për të filluar përgatitjen e kontingjentit të kërkuesve studiues arkivorë të rinj, pranë arkivave të Venedikut, prof. Xhufi e inkurajoi idenë, duke theksuar se ai do të jetë i pakursyer për orientimin e punës së studiuesve të rinj shqiptarë në këtë lëmi. Sipas tij, QSPA-ja do të ketë rol historik nëse mbështet një nismë të tillë, pasi do të zhbëhen shumë mite e të pavërteta që ekzistojnë mbi arbërit në mesjetë.
Më pas, studiuesit e QSPA-së kanë ngritur për diskutim disa çështje të trajtuara në libër, ku përmes përthyerjes me pyetje është paraqitur në trajtë të sintetizuar e konkrete një informacion i zgjeruar nga prof. Xhufi.
Për të gjithë të interesuarit, bisedën e plotë të profesor Xhufit, mund ta ndiqni në linkun vijues:

https://www.youtube.com/watch?v=UdY3KYLHIqY&feature=youtu.be

Related Posts

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

by

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), do të mbahet më...

Krenarbëria

Krenarbëria

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin: “Krenarbëria: Poezi arbëreshe” Qëllimi i këtij konkursi, që realizohet për të dytin...

Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”

Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”

by

Më 18 dhjetor 2024 u mbajt simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe” me rastin e...

Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II

Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...

Load More
Next Post
“Ngjarje të rëndësishme”

“Ngjarje të rëndësishme''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Krenarbëria

    Krenarbëria

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023

© 2020