Profesoreshë Afërdita Onuzi ka ndarë sot me Drejtoreshën dhe studiuesit e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, të dhëna nga studimet e saj krahasuese mbi proceset e realizimit të tekstileve nga Arbëreshët e Italisë së Jugut dhe shqiptarët. Me një përvojë të shtrirë në 50 vite punë si etnologe, profesoreshë Onuzi shpjegoi për të pranishmit lidhjet ndërmjet mjeteve e proceseve të punës, terminologjisë dhe aktiviteteve sociale që realizohen nga të dyja palët gjatë realizimit të tekstileve e që janë provat e gjalla të vazhdimësisë kulturore shqiptare tek arbëreshët. Gjithashtu, Onuzi foli edhe mbi simbolikat, besimet dhe ritualet e përbashkëta të lidhura me procesin e endjes dhe me mjetet e punës. Në pjesën e dytë të leksionit referoi studiuesja Silvana Nini, e cila ka realizuar librin “Një rrugëtim rrugëtim etnografik mbi veshjet e arbëreshëve të Italisë së Jugut”, të botuar nga QSPA, ku ndër të tjera shpjegoi dhe terminologjinë e përdorur nga arbëreshët në lidhje me proceset e endjes dhe mjetet e punës, mbështetur në të dhënat etnografike të mbledhura nga Papas Antonio Belluscio e të botuara në librin e tij “Il tellaio”. Materiali u shoqërua me imazhe të realizuara nga Italo Elmo dhe Mario Bellizi.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...