Në përmbyllje të veprimtarisë “Ditët e Librit Arbëresh” organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) për tre ditë rradhazi prej datës 21-23 nëntor në Tiranë, në mjediset e QSPA-së u bë dhurimi i librave të sjellë nga 15 studiuesit arbëreshë që ishin të pranishëm në këtë aktivitet. Kjo veprimtari iu kushtua prodhimtarisë studimore, letrare e artistike të autorëve bashkëkohorë të komuniteteve arbëreshe në Itali dhe librat e dhuruar janë nga fusha të ndryshme studimore.
Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
Nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në bashkëpunim me...





