Në Bibliotekën Кombëtare “Kliment Ohridski” në Shkup, me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” është mbajtur sot një ceremoni për promovimin e gjashtë botimeve të realizuara nga anëtarët e stafit akademik të këtij institucioni. Ndër të tjera u promovua libri i studiuesit prof. dr. Mustafa Ibrahimi, me titull: “Në Kalabri me Arbëreshët”, i përbërë nga 23 reportazhe të realizuara nga autori në vendbanimet e arbëreshëve në Italinë e Jugut. Në këtë aktivitetet mbajti fjalën përshëndetëse edhe Drejtoresha Ekzekutive e QSPA -së, prof. Diana Kastrati. Mbi librin e Ibrahimit foli në rolin e promovuesit studiuesi Vehbi Bexheti, i cili është anëtar i Bordit Shkencor të Revistës Shkencore të QSPA “Continuum”. Sot pasdite do të vijojnë aktivitete shkencore ku është e ftuar Drejtoresha Diana Kastrati së bashku me studiuesit Vilma Proko dhe Edmond Cane.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...