Sot në mjediset e Ambasadës italiane në Tiranë u zhvillua takimi zyrtar mes drejtoreshës ekzekutive të QSPA-së, Prof. Diana Kastrati dhe ambasadorit italian në vendin tonë, SH.T.Z. Fabrizio Bucci.
Në qendër të takimit ishte prezantimi i veprimtarisë së punës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe shqyrtimi në terma konkretë i mundësive për bashkëpunim ndërinstitucional. Ambasadori Fabrizio Bucci shprehu interesimin e posaçëm dhe vullnetin pozitiv për të mbështetur projektet studimore dhe shkencore të QSPA-së. Për më shumë, na njeh postimi nga faqja zyrtare e Ambasadës së Italisë në Shqipëri.
Burimi origjinal: https://www.facebook.com/AmbasciataItaliaTirana/photos/a.705260159549665/3184044988337824/?type=3&theater