Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka hapur punimet prej datës 15 gusht dhe do të zhvillohet deri më datë 26 gusht.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (dikur Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Në punimet e këtij seminari data 25 gusht i kushtohet arbëreshëve me pjesëmarrjen e Drejtores Ekzekutive të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Diana Kastratit dhe disa prej studiuesve të Qendrës, të cilët do të paraqesin kumtesa dhe referime mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën arbëreshe. Pjesëmarrja në referime, ligjërata e sesione shkencore është e hapur për të gjithë të interesuarit edhe ditën e nesërme më datë 25 gusht.
https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,6,801