Shënohet edicioni i 60-të i festivalit tradicional “Pranvera italo-shqiptare”. Nëse do të ishim në kushte normale, Komuna Shën Sofia e Epirit do të organizonte ditën e sotme marshime në rrugë dhe festime me këngë e valle popullore arbëreshe.
Arbëreshët e kësaj komune të Kozencës, përmes festivalit të përvitshëm “Pranvera italo-shqiptare”, përçojnë traditat etnografike shqiptare, të trashëguara brez pas brezi.
Në faqen zyrtare të facebook-ut, Komuna Shën Sofia e Epirit u bën thirrje banorëve që ta ringjallin virtualisht këtë festë, duke postuar foto e momente nga vitet e kaluara.
Në këtë kuadër, po përcjellim një video me atmosferën e viteve të shkuara: https://www.youtube.com/watch?v=7KTcypnQYMU&fbclid=IwAR3aSOO6nELdlYfVbdBPozHK5rM-kaZ5vcSkBjPfTazJrfTkAPPCwOQgHSY