Këtë vit Shqipëria do të jetë në vendin të ftuarit të nderit, në Panairin Ndërkombëtar të Librit që do të organizohet në Torino, Itali në datat 18-22 maj 2023. Ndërsa më 21 maj 2023, në orën 18.00 në sallën ‘Albania’ po në Torino, do të zhvillohet një takim i dedikuar për QSPA, e cila do të përfaqësohet nga Drejtorja Ekzekutive e saj, Diana Kastrati dhe nga tre prej studiuesve të qendrës, Silvana Nini, Dorina Arapi dhe Rudina Hoxha (Duraj). Ky takim është një aktivitet prezantues mbi veprimtarinë dhe botimet e qendrës në një hark kohor trevjeçar, si një strukturë koordinuese për të promovuar kulturën dhe trashëgimininë e arbëreshëve të Italisë. Në këtë takim, si dhe gjatë gjithë programit të Panairit do të jenë gjithashtu të pranishëm autorë e studiues shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë në Panairin Ndërkombëtar e Librit në Torino. Artikullin e plotë nga Anna Latanzi për Albania Letteraria e ndiqni si më poshtë
