Më 12 Janar 2021 me ftesë të Drejtoreshës Ekzekutive të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Diana Kastrati u zhvillua një konsultë akademike me profesorët, Emil Lafe, Dhori Qirjazi, Floresha Dado, Anila Omari, Vasil Tole, Aljula Jubani, Ymer Çiraku, Evalda Paci, Vjollca Osja, Dhurata Shehri dhe Sadik Bejko. Kjo mbledhje e mbajtur online u realizua në funksion të diskutimit për të parë nevojat prioritare të botimeve mbi dhe nga arbëreshët, që mund të botohen nga QSPA gjatë vitit 2021. Profesorët pjesëmarrës në këtë konsultë, personalitete në fushat humanistike dhe muzikologji në shkencën shqiptare, konkluduan me një listë librash, për të cilat mendojnë se duhet të jenë të përfshira në prioritetet e botimit të QSPA.
Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në përfundim të një maratone dyditore kumtesash e prezantimesh u mbyll Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra...