Këshilli Koordinues i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë.
Sipas pikave të rendit të ditës, drejtoresha ekzektutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, znj. Diana Kastrati prezantoi funksionin dhe misionin që ka ky institucion për kryerjen e studimeve të specializuara në fushën e historisë, letërsisë dhe kulturës së komunitetit arbëresh, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë tonë shqiptare.
Gjatë mbledhjes, anëtarët u njohën dhe miratuan rregulloren që përcakton organizimin dhe funksionimin e këtij Këshilli.
Me rëndësi ishte edhe diskutimi për aktivitetet e planifikura për t’u zbatuar gjatë këtij viti nga ky institucion kërkimor shkencor për Diasporën shqiptare.