Kujtojmë sot me rastin e 39-vjetorit të vdekjes poeteshën arbëreshe Ofelia Giudicissi. Ajo njihet gjerësisht edhe si arkeologe, ku punoi në terren në vendlindjen e saj Pallagorio. Lindi me 11 maj të vitit 1934. Rridhte nga një familje modeste dhe ishte e shtata prej dhjetë fëmijëve.
Në vitin 1964 botoi veprën e saj të parë letrare, “Pallagorio”, një libër me poezi, i frymëzuar plotësisht nga bashkëqytetarët e saj, me të cilët u lidh fort. Ajo ishte gjithashtu shumë aktive në fushën e arkeologjisë, veçanërisht në hapsirën e vendit ku u lind, ku kreu edhe shume kërkime të ndryshme për etimologjinë e saktë të emrit të qytetit. Në periudhën kur po shkruante librin e saj të fundit, me titull “Momenti di un profilo meridionale” vdes nga një sëmundje e rëndë, më 13 shtator 1981 në moshën 47 vjeç.
Vepra u botua pas vdekjes së saj, nga i shoqi dhe dy femijët, në vitin 1996.
Burimi origjinal: http://www.mondoarberesco.it/giudicissi/home.htm