Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës pranë Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në pozicionin:
– Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Dorëzimi i dokumenteve për pozicionin e lartpërmendur do të bëhet pranë Protokollit të zyrës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në adresën:
- Rruga: “Ibrahim Rugova”, Pallati “Sky Tower”, kati 7, ap.4, Tiranë, Shqipëri,
ose në adresën e e-mail: info@qspa.gov.al
Aplikimet do të pranohen deri më datë 30 prill 2021, ora 12:00.