Agjencitë përgjegjëse të Diasporës kanë raportuar sot punën e realizuar përgjatë vitit 2020 para nënkomisionit për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhje u vlerësua se baza e veprimit të institucioneve shtetërore për vitin 2021 do të jetë “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës (2021-2025)”, që hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Në raportimin mbi veprimtarinë e deritanishme të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) drejtoresha e kësaj Qendre, prof. Diana Kastrati përmendi se ky është institucioni i parë i dedikuar për kulturën arbëreshe dhe për problemet e çështjet, të cilat kanë mbetur pezull në 30 vitet e kaluara. Ajo nënvizoi se ky institucion është krijuar rishtas dhe “për të ngritur një qendër studimore lipset një mision, strategji përkatëse dhe duhet të kemi produktin final. Është bërë përgatitja e një bazë bibliografike, mbi të cilën duhet të ngriheshin shtyllat kryesore nga ana e studiuesve të qendrës. Fokus të vet dhe si mision kryesor QSPA-ja ka ngritjen dhe botimin e një panorame të tërë të asaj që quhet “Opera Omnia” të gjithçkaje mbi dhe nga Arbëreshët”, tha Prof. Kastrati.
Raportimin e plotë të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve mbi Arbëreshët (QSPA) mund ta lexoni këtu: