Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka dhuruar sot botimet e vitit të parë të funksionimit të saj në dy institucione kulturore e akademike në qytetin e Vlorës, përkatësisht në Bibliotekën shkencore “Nermin Vlora Falaski” të Universitetit “Ismail Qemali”, si dhe Bibliotekën qytetëse “Shevqet Musaraj”.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati, e shoqëruar nga studiuesit e kësaj Qendre, Dr. Vilma Proko dhe Dr. Edmond Cane zhvilluan një takim të përzemërt me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe prezantuan disa nga objektivat dhe punët kryesore të realizuara deri më tani nga kjo Qendër kërkimoro-shkencore.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...