Pas një viti nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), e përfaqesuar nga Drejtoresha Ekzekutive Diana Kastrati dhe dy studiues, kanë dhuruar librat e botuar në këtë vit të parë të punës së qendrës, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Prishtinës në Kosovë (ASHAK). Kjo vizitë ishte parashikuar në vazhdën e aktiviteteve shkencore që nisën në fillim të javës në Shkup të Maqedonisë së Veriut me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”. E shoqëruar nga Dr. Vilma Proko dhe Dr. Edmond Cane, Drejtoresha Kastati ka dhuruar libra edhe për Bibliotekën Shkencore të ASHAK.
KUVENDI I III I STUDIMEVE ARBËRESHE
Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe "Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë– vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”Kuvendi...






