Në datën 15 maj 2023, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA), organizon konferencën studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”.
Në fokus të kësaj konference do të jetë figura poliedrike e Ernest Koliqit si shkrimtar, studiues dhe njëri nga misionarët e kulturës arbëreshe, publicist, përkthyes, themelues i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, si dhe themelues i shumë veprimtarive e veprave monumentale.





