Sot, në mjediset e qendrës sonë u zhvillua një takim mjaft i frytshëm midis stafit akademik të QSPA-së dhe përgjegjëses së Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Prof. Asoc. Sonila Boçi. Studiuesit, Prof. Diana Kastrati, Dr. Silvana Nini, Dr. Ardita Reçi, Dr. Dorina Arapi, Dr. Edmond Cane dhe Dr. Artan R. Hoxha shkëmbyen mendime mjaft interesante me Prof. Boçin mbi veprimtari të përbashkëta që QSPA dhe Instituti i Historisë do të kryejnë në vitin 2021. U vendos që idetë e rrahura në takimin e sotëm të materializohen në një platformë bashkëpunimi, e cila do të bëhet publike në janarin e vitit që vjen.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...