Përmendim sot me rastin e 112-vjetorit të lindjes, gjuhëtarin dhe albanologun, prof. Eqrem Çabeji. Lindi me 7 gusht 1908 në Gjirokastër, ku mori edhe mësimet e para. Kreu gjimnazin në Klagenfurt (Austri) dhe ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoeuropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit e më pas në Universitetin e Vjenës, ku u diplomua si “Doktor në filozofi” (1933).
Punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të mesme në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë. Në vitet 1940 u dërgua në Romë ku punoi për atlasin gjuhësor shqiptar ndër Arbëreshët e Italisë. U kthye në atdhe në vitin 1944 dhe punoi në Institutin e Shkencave dhe qe ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik Dyvjeçar. Me themelimin e UT rifilloi veprimtarinë mësimore si pedagog i lëndëve histori e gjuhës shqipe dhe fonetika historike e shqipes. Punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në fund të jetës. Vdiq në Romë.
Çabeji ka dhënë një kontribut shumë të madh për njohjen dhe studimin e botës arbëreshe, duke botuar një sërë veprash mbi këtë lëmi. Për më shumë, na njeh materiali vijues.
Burimi origjinal: https://gazetamapo.al/eqerem-cabej-per-boten-e-arberesheve-te-italise/