Me rastin e 345-vjetorit të lindjes, kujtojmë sot poetin Nikollë Brankati, i cili lindi në Horën e Arbëreshëvet (Sicili). Kreu studimet e larta fetare dhe shërbeu si prift në vendin e lindjes.
Ka përshtatur e parafrazuar këngë fetare, ka shkruar edhe pak vjersha origjinale, ndër to edhe ndonjë me motiv laik. Vjershat e Nikollë Brankatit, të mbetura në dorëshkrime, u botuan nga studiuesit arbëreshë gjatë shekujve XIX-XX. Një pjesë e mirë e tyre shquhen për lirizmin, rrjedhshmërinë dhe bukurinë e vargut, për gjuhën e pastër e të përpunuar.