Kujtojmë sot me rastin e 53-vjetorit të lindjes historianin dhe orientalistin e shquar gjerman, Franz Babinger. Qysh kur kreu studimet për orientalistikë në Universitetin e Berlinit, iu kushtua studimit të çështjeve të historisë e kulturës osmane dhe asaj ballkanologjike në përgjithësi. Fryt i kërkimeve të tij shumëvjeçare në fushat e mësipërme janë një varg monografish, botimesh dokumentare, artikujsh studimorë etj. Vend qendror në korpusin e veprave të tij zë monografia “Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, e cila është ribotuar dhe përkthyer në një varg gjuhësh, duke e bërë atë të njohur në të gjithë botën. Ai trajtoi në veçanti figurën e Kostantin Arianiti Komeini, që ka jetuar në oborrin e Monferrato Conca-Rimini, si dhe ishte bibliografi dhe studiuesi i Skërderbeut.
Babinger e ka vizituar tri herë Shqipërinë, madje në vizitën e tij të fundit me 23 qershor 1967, kur ishte i ftuar nga Universiteti i Tiranës, ai ndërroi jetë në Durrës.