6 vjet më parë, pikërisht në 29 shtatorin e vitit 2014 u nda nga jeta poeti dhe veprimtari arbëresh Paskan Renda.
Ai lindi në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) të Sicilisë dhe ka shkruar vjersha në arbërisht që në moshë të re. Është autor i teksteve në arbërisht të shumë këngëve të reja të krijuara vitet e fundit. Pas ndarjes së tij nga jeta, profesor Gjovalin Shkurtaj ka sjellë në trajtë homazhi disa të dhëna mbi profilin njerëzor dhe intelektual të poetit Paskal Renda, si dhe ka paraqitur një nga poezitë e tij më të bukura për Shqipërinë.
Në këtë poezi ndër të tjera, Renda shkruan: “Kam dëshirë të shtrëngoj duar të lodhura./ Kam dëshirë të shoh sy plot shpresë. /Kam dëshirë të puth një flamur gurgull me djersë. /Kam dëshirë të dëgjoj si e këndojnë Lirinë zogjtë shqiptarë…
Burimi origjinal: http://redaktori.net/homazh-per-poetin-paskal-renda/