Me rastin e 63-vjetorit të lindjes, sjellim sot në vëmendje kontributin e poetit dhe kantautorit arbëresh, Giuseppe Cacozza (i njohur artistikisht si Pino Cacozza). Ai lindi me 27 shtator 1957 në Shën Mitër, katund arbëresh i Kalabrisë në Itali.
Përfundoi studimet klasike te Kolegji i Shën Adrianit dhe më pas, në vitin 1980 u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi të Huaj në Universitetin e Kalabrisë. Punon si profesor i gjuhës franceze në Rossano, qyteti ku banon aktualisht. Gjatë karrierës së tij, është nderuar me një sërë çmimesh, mes të cilave është dekoruar edhe me urdhrin “Naim Frashëri” në Shqipëri.
Një profil më të detajuar mbi veprimtarinë e tij si shkrimtar dhe kantautor, na e përcjell materiali në vijim:
Burimi origjinal: http://floripress.blogspot.com/2019/11/zef-kakoca1957.html