Kujtojmë sot me rastin e 117-vjetorit të vdekjes, gjuhëtarin dhe albanologun, Karlo Taljavini (Carlo Tagliavini, 1903–1982).
Ai i kushtoi gjithë jetën studimit të gjuhës shqipe. Punoi si profesor në Universitetin e Padovës, ku mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta për gjuhën e për letërsinë shqipe. Ka botuar studime e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës dhe të gjuhësisë shqipe në përgjithësi. Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje të veprave të ndryshme, ka mbajtur për disa vjet (nga 1941) rubrikën bibliografike për albanologjinë dhe ballkanistikën, në organin “Indogermanisches Jahrbuch”. Me veprën “L’albanese di Dalmazia”, Firence, 1937 (“Shqipja e Dalmacisë”), dha ndihmesë për njohjen e së folmes shqipe të Borgo Ericos (Arbëneshit) afër Zarës.
Burimi origjinal: http://redaktori.net/karlo-taljavini-studiuesi-i-gjuhes-shqipe-ne-dalmaci/