Fakte interesante përcillen mbi Arbëreshët e Italisë në shkrimin e publikuar në vitin 1902, në ‘Bulletin international de l’Institut de la statistique’. Referuar të dhënave të censusit të zhvilluar në vitin 1901, rezulton se komuniteti arbëresh në Itali përbëhej nga 250 mijë banorë, 90 mijë prej të cilëve përdornin si gjuhë të përditshme arbërishten.
Në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Në këtë material theksohet se kishte gjithashtu edhe komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull: 55 familje në Abruzzo, 2121 në Molise, 886 në Campanie, 2530 në Basilicate dhe 3290 në Sicili.
Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane. Këto të dhëna statistikore, krahasuar me gjendjen e sotme, janë dëshmi e tkurrjes së popullsisë arbëreshë në këto treva.
Burimi origjinal: http://redaktori.net/censusi-i-1901-ne-itali-ne-47-komuna-flitej-shqip-jetonin-250-mije-shqiptare/