Poezia bashkëkohore arbëreshe përfaqësohet nga një plejadë poetësh të talentuar që janë afirmuar në jetën letrare të komunitetit të arbëreshëve të Italisë. Në mes tyre, dallohet Enza Scutari, si një figurë përfaqësuese, me një individualitet të spikatur poetik. Ajo ka lindur në Farneta di Castroregio dhe ka punuar si mësuese e arbërishtes në shkollat e komunitetit arbëresh.
Përpos mësuesisë, ajo njihet si hulumtuese dhe studiuese e traditave dhe kulturës arbëreshe, si dhe promovuese e vlerave artistike dhe kulturore të arbëreshëve. Penës së saj i takojnë disa vëllime me poezi, të cilat kanë marrë çmime dhe mirënjohje prestigjioze nga komunat arbëreshe.
Burimi origjinal: http://www.gazetadita.al/per-poeten-arbereshe-enza-scutari/