Francesco Senise është një nga piktorët më të njohur bashkëkohorë arbëreshë. Ai lindi me 25 gusht 1970, në Lungro të Kozencës në Kalabri. Përfundoi studimet në Universitetin “Magna Grecia Di Catanzaro”.
Pikturat e tij janë të zhanrit realist dhe përmbajnë kryesisht motive arbëreshe. Në to, dominojnë ngjyrat, si: e kuqja-ngjyra e flamurit, si dhe ngjyra e kaltër, e gjelbra dhe e verdha, të cilat mbizotërojnë veshjet popullore arbëreshe.
Punimet e tij janë publikuar në revistat kryesore të artit kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe janë paraqitur në ekspozita individuale e kolektive në qendrat dhe panairet më të rëndësishme të artit në Itali, Amerikë dhe në shumë vende të tjera të botës. Profili në vijim, na njeh për më shumë detaje.
Burimi origjinal: https://prointegra.ch/nje-piktor-qe-ndjen-dhe-pasqyron-realitetin-arberesh/?fbclid=IwAR3dUJfsORjGsIWTEGqNE7lIMQN1Jx9ONLbk9p4o3x2275TO96yZ1E49umE