Kujtojmë sot me rastin e 138-vjetorit të lindjes, shkrimtarin dhe filologun arbëresh, Gaetano Petrota. Ai njihet gjerësisht si themeluesi i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos, më 1932. Ka botuar një sërë veprash, të tilla si: “Letteratura albanese e italo-albanese”, 1939 (“Letërsia shqiptare dhe arbëreshe”), “Zhvillimi historik i kulturës dhe i letërsisë shqiptare” (1950), “Çështje etnike-gjuhësore greke-shqiptare” (1950). Gjithashtu, ka kontribuuar për njohjen e veprës së Gjon Buzukut, duke botuar pjesë të saj, në bashkëpunim me Pal Skironë.
La dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi, 1938), si edhe një fjalor frazeologjik të Arbëreshëve të Sicilisë (1942).
Për më shumë, na njeh materiali në vijim: