Antonio Bellushi është një nga emrat më të rëndësishëmn të kulturës arbëreshe, i cili ka kontribuuar për konservimin e vlerave kulturore të këtij komunitete, si dhe në përhapjen e gjuhës shqipe.
Ai lindi në Frasnitë (Frascineto) të krahinës së Kozencës (Kalabri). Kreu studimet për filozofi dhe teologji në Universitetin Pontifik Gregorian të Romës (1962). Shërbeu si famullitar në fshatrat arbëreshe Shën Kostandin (1965–1973) e Fallkunarë (1973–1979) dhe në kishat arbëreshe në Kozencë (1979–2000) e në Kastrovilari. Ka botuar: “Canti sacri tradicionali albanesi”, 1971 (“Këngë fetare arbëreshe”); “Argalia ndër tekstet origjinale arbëreshe”, Kozencë, 1977; “Magia, miti e credenze popolari”, Kozencë, 1983 (“Magji, mite dhe besime popullore”); “Dizionario fraseologico degli Albanesi d’Italia e di Grecia”, 1989 (“Fjalor frazeologjik i Arbëreshëve të Italisë dhe të Greqisë”); “La pastorizia – Ricerca etnografia tra gli albanesi di Frascineto”, Kozencë, 1991 (“Blegtoria – hulumtim etnografik te Arbëreshët e Frasnitës”); “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës” (I, 1994, II, 2005), “Antologjia Arbëreshe” (Kozencë, 2003), si edhe një varg artikujsh studimorë. Themeloi dhe drejtoi revistën e parë arbëreshe në krahinën e Bazilikatës “Vatra jonë” (1966–1970). Në vitin 1980 themeloi revistën periodike “Lidhja”, organ i Shoqatës kulturore-shoqërore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Ka ndërmarrë shumë ekspedita studimore ndër Shqiptarët e diasporës në Europë, Amerikë, Kanada, Australi etj.
Burimi origjinal: https://www.voal.ch/antonio-bellushi-ngjitja-ne-maje-e-nje-arbereshi-nga-saimir-lolja/