Kujtojmë sot me rastin e 181-vjetorit të lindjes, folkloristin, poetin dhe botuesin arbëresh, Anton Argondica (ital. Antonio Argondizza, 1839-1918). Ai lindi në fshatin Mbuzat (San Giorgio Albanese) në krahinën e Kozencës, Itali. Studimet i përfundoi në kolegjin e Shën Adrianit, në të cilin qe edhe mësues më vonë.
Argondica bashkëpunoi me një varg periodikësh me artikuj mbi folklorin dhe gjuhën shqipe. Më 1890 vizitoi Spanjën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, ku themeloi gazetën “L’Emigrato italiano”.
Argondica ka spikatur kryesisht si botues i “Ili i Arbrešvet” (Ylli i Arbëreshëve), revistë e themeluar më 1896 me porosi të kongresit të parë albanologjik në Koriliano Kalabro. Kjo ishte një revistë me peshë në botën letrare arbëreshe, por ashtu si shumë organe shqiptare shtypi të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nuk e pati jetën të gjatë dhe u zëvendësua një vit më pas nga “La Nazione albanese” e Anselmo Lorekios. Përveç shkrimeve në italishte për folklorin dhe gjuhën, si dhe një vepre mbi “Collegio italo-greco di San Adriano”, (Kolegji italo-grek i Shën Adrianit), Argondica ishte edhe autori i disa vjershave shqip. Ato nuk kanë ndonjë nivel të dukshëm, vetëm mund të përmenden për interesa gjuhësore.
118 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
Më 20 maj 1903 lindi Ernest Koliqi mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, edhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë...