Cettina Mazzei është piktore dhe studiuese e botës arbëreshe. Ajo mban titullin “Ambasadore e Kombit”, akorduar nga shteti shqiptar.
Mazzei u lind më 1955 në Karafa, Katanxaro, një fshat arbëresh ku ende jeton e punon. Është diplomuar pranë Liceut Artistik në Katanxaro ne vitin 1973 dhe më pas ka studiuar ne Akademinë e Arteve të Bukura në degën e skenografisë.
Si artiste dhe studiuese është e lidhur me traditat arbëreshe. Studimet më të rëndësishme të saj i përkasin fushës së antropologjisë dhe etnografisë, ndërsa në artin e pikturës spikat për fantazinë origjinale ku manifeston në trajta të shumëfishta thelbin e një kulture që kërkon të mbijetojë.
Disa nga punimet e saj në pikturë, mund t’i kundroni në linkun vijues.
Burimi origjinal: http://www.arbitalia.it/arte/pittori/mazzei/opere.htm