Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA),  organizon Kuvendin e parë të saj me temën: “Gjendja aktuale e studimeve arbëreshe”.

 

Ky tubim mëton të nxjerrë në pah arritjet e deritanishme në lëmitë e ndryshme të studimeve mbi universin arbëresh si në studimet gjuhësore, studimet letrare, etnografike, antropologjike kulturore, të çështjeve juridike që lidhen me statusin aktual të arbërishtes si dhe, të përpunojë një strategji pune të përbashkët me të gjitha forcat studiuese në të gjitha trevat shqipfolëse, por po aq edhe të gjithë albanologëve të huaj që kanë patur e kanë në vëmendjen e tyre çështjen e Arbërisë. Njëkohësisht, ky Kuvend mëton të dalë me një Rezolutë mbi perspektivat e ardhshme të zhvillimit të të gjithë këtyre problematikave.

 

Kuvendi do të ketë të ftuar, kumtues me emër e reputacion të spikatur në mjedisin studimor të këtyre lëmive, nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Klikoni këtu për tu njohur me programin

Shënim  COVID 19

Duke patur në konsideratë situatën delikate mbarë botërore të shkaktuar nga COVID 19, QSPA është duke e ndjekur atë me vëmendje të veçantë. Duke shpresuar që të mos ketë  përkeqësim të mëtejshëm, QSPA do të vijojë me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit sipas planifikimit. Në rast të kundërt, do të ketë një tjetër njoftim, në momentin e duhur, për kohën dhe mënyrën, e cila do të përcaktohet e diktuar nga kushtet në fjalë.