Sot në mjediset e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) u realizua intervista me drejtoreshën ekzekutive të kësaj qendre, prof. Diana Kastrati në lidhje me katër librat e botuar në vitin e parë të punës nga ky institucion. Intervista u realizua nga gazetarja Anisa Ymeri për emisionin “Në tempull” që transmetohet çdo të diel në orën 18.45 në RTSH 1.
Në emisionin, që pritet të transmetohet së shpejti, do të përcillen të dhëna mbi përmbajtjen e secilit libër të botuar dhe risitë që sjellin në studimet shqiptare dhe konkretisht në njohjen e botës arbëreshe. Kujtojmë se QSPA botoi katër libra, të cilët u prezantohen për herë të parë lexuesve shqiptarë, përkatësisht kolana “Thesaurus” hapet me librin “Jeronim De Rada: Vepra historiko – filologjike, kuruar nga Prof. Jup Kastrati. In memoriam”, 905 faqe. Libri i dytë është monografia “Santori, poet dhe dramaturg”, me autore studiuesen Klara Kodra. Libri i tretë është: ʺRrugëtim në ngulimet arbëreshe. (50 kartolina gjigante në tokën italiane)ʺ, me 452 faqe, një punim divulgativ-deskriptiv, i realizuar nga Anton Bellusci & Ornela Radoviska. Libri i katërt është monografia e njërës prej studiuesve të qendrës, Dr. Silvana Nini, e cila sjell studimin “Një rrugëtim etnografik mbi veshjet e arbëreshëve të Italisë së Jugut”, me 187 faqe, shoqëruar me vizatime të veshjeve.
Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në përfundim të një maratone dyditore kumtesash e prezantimesh u mbyll Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra...