Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) përfaqësohet në Konferencën e 26-të vjetore për Gjuhët e Rrezikuara në Nju Meksiko (SHBA), që mbahet më 2-4 Nëntor 2022, ndryshe njihen si konferenca vjetore të FEL.
Tematika qendrore e këtij viti e Konferencës së 26-të vjetore për Gjuhët e Rrezikuara në Nju Meksiko (SHBA), lidhet me rolin qendror të komunitetit lokal, që komuniteti të mund të ndërtojë vetë politikat për rigjallërimin e gjuhës në rrezik dhe politikat për vijimin e gjuhës. Në këtë konferencë, merr pjesë me kumtesë, Edmond Cane, studiues nga QSPA, me temë mbi arbërishten, “Kapacitete ndërtuar mbi bazë të dijes dhe ekspertizës – sa të rëndësishme janë për mbijetesën e gjuhës?”.
Deri tani, konferencat e zhvilluara kanë prekur shumë vende në të gjitha kontinentet, dhe në këtë kuadër Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka zhvilluar Konferencën Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora” të mbajtur në Tiranë më 16-19 dhjetor 2021, në bashkëpunim me Fondacionin për Gjuhët e Rrezikuara (Foundation for Endangered Languages, FEL), ku edhe janë trajtuar disa nga temat më të prekshme mbi rrezikun që i kanoset gjuhës së diasporës në përgjithësi dhe arbërishtes në veçanti.
Për më shumë informacion për Konferencën e 26-të vjetore për Gjuhët e Rrezikuara në Nju Meksiko (SHBA), ndiqni linkun në vijim: https://www.ogmios.org/conferences/2022/
Foto marrë nga zhvillimet e Konferencës Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora” të mbajtur në Tiranë më 16-19 dhjetor 2021 nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).