“Aspekte të ndryshme të arbërishtes në studimet shqiptare” ishte tema e ditës së fundit të konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”. Konferenca “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” ka vijuar për katër ditë radhazi, nga e premtja deri ditën e diel në panele të veçanta dhe janë trajtuar disa nga temat më të prekshme mbi rrezikun që i kanoset gjuhës së diasporës në përgjithësi dhe arbërishtes në veçanti.
Seanca e fundit është zhvendosur në mjediset e QSPA-së dhe ashtu si në ditët e tjera, ka pasur një pjesëmarrje të gjerë të studiuesve në platformën “zoom”.
Programin e plotë të ditës së fundit të konferencës shkencore po e paraqesim në vijim: