Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...
Vizita zyrtare në rajonin e Puljas në Itali, e Drejtoreshës Ekzekutive të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati dhe Dr. Rudina Duraj (Hoxha) u hap me takimin e kryetarit të bashkisë së San Marzano-s, z. Giuseppe Tarantino dhe përfaqësues të shoqatave arbëreshe në ambientet e kësaj bashkie.
Gjatë takimit u parashtruan disa çështje ku u bisedua për nevojat dhe vështirësitë e kësaj komune arbëreshe mbi ruajtjen e kulturës arbëreshe, por veçanërisht të gjuhës arbëreshe, ku u evidentua që problemet me bjerrjen e arbërishtes dhe mungesën e dhënies së gjuhës në shkolla kërkojnë zgjidhje të brendshme. Gjatë takimit u fol për bashkëpunimet e mundshme mes dy palëve për ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës arbëreshe të kësaj zone dhe vendosmërinë e QSPA në mbrojtjen e kësaj çështjeje. Gjatë vizitës grupi i punës së QSPA u ndal në ambientet e Qendrës së Kërkimit dhe Katalogimit të Trashëgimisë Muzikore Arbëreshe, i njohur ndryshe si Laboratori muzikor kulturor “Arbëria” i drejtuar nga Leonardo Belvedere. Kjo qendër është ngritur në ambiente të financuara nga Komuna e kësaj zone për ruajtjen dhe rigjallërimin e kulturës arbëreshe të San Marzano-s.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...
Më datë 6 qershor, ora 19.00, në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, Qendra e Studimeve dhe...
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot më 23 prill pranë Fakultetit të Historisë...
Sot në ambientet e Europe House, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin Italian të...
Powered by KK
Tel: +355(4)2234996