Karmine Abate është një ndër autorët më të suksesshëm të letërsisë bashkëkohore. Librat e tij përveçse kanë njohur sukses prej kritikës e lexuesit në Itali, janë përkthyer edhe në shumë vende të botës. Ai lindi më 1954 në Carfizzi, një qytezë arbëreshe, provincë e Crotone-s dhe u rrit mes Kalabrisë e Hamburgut, vend ku i ati kishte emigruar më parë.
Karmine transferohet në Gjermani menjëherë pas diplomimit në letërsi, ku jep mësim në shkollat e emigrantëve e nis të publikojë tregime, poezi e publicistikë. Në vitin 1984, del edhe libri i parë me tregime i tij, shkruar në gjuhën gjermane mbi emigrimin, historinë dhe jetën e një komuniteti kalabrez dhe emigrantëve të tij.
Pas kësaj, në vitin 1991, publikohet romani i tij i parë “Il ballo tondo”. Do të duheshin vite derisa të botohej një tjetër roman. Shfaqet për lexuesin në vitin 1999, me “Motori i Skënderbeut” dhe “Mes dy detesh”, me të cilin fiton edhe disa çmime letrare.
Burimi origjinal: http://redaktori.net/djegia-e-endrrave-poezi-nga-poeti-arberesh-karmine-abate/