Studiuesi Mikel Markianoi është një personalitet i artit dhe i shkencës së letërsisë. Është një nga njerëzit më të shquar të italo-shqiptarëve të Kalabrisë, veprat e tij njihen edhe në Evropë. Kishte kulturë të gjerë, si shkrimtar dhe shkencëtar, dallohej për horizontin dhe diapazonin e gjerë, veçanërisht në shkencat humane.
Kontributi i tij më i madh mbetet në fushën e studimit të folklorit dhe në zbulimin e botimin e vjershave të Nikollë Filjes (1682-1769) nga Munxifsi (Mexojuzo) e të Nikollë Brankatit (1671-1741) nga Hora.
Burimi origjinal: https://konica.al/2019/05/nje-jete-per-folklorin-dhe-traditen/