96 vjet më parë, pikërisht me 10 nëntor të vitit 1824 lindi arbëreshi Giuseppe Pace, një nga figurat më të shkëlqyera të periudhës së Risorgimento-s kombëtare.
Ai lindi në Castrovillari, në vitin 1824, në një familje fisnike. Ndoqi studimet klasike në kolegjin italo-shqiptar të Shën Adrianos, ku kishte shokë studentë, si: Domenico Damis e Vincenzo Stratigò. Ai përfitoi në kolegj të gjitha ato njohuritë kulturore të domosdoshme për një trajnim jetësor kushtuar moralit e dashurisë atdhetare. U transferua në Napoli në vitin 1844, ku u diplomua në drejtësi dhe letërsi. Bashkohet me rrymën Mazzini. Kur shpërtheu revolucioni, ai u emërua komisioner me kompetenca të plota në rrethin e tij, duke luftuar atë vit me Damisin, Plakon dhe Luçin në Monte Sant’Angelo. Pas revolucionit të dështuar, u arratis. I dorëzohet qeverisë, sepse i kishin arrestuar nënën e tij. Giuseppe qëndroi në burg për një kohë më të gjatë se shokët e tij Settembrini, Poerio, Damis, Spaventa, Plaku Lamenza. Pasi doli nga burgu, më 1855-n, akuzohet përsëri se kishte letërkëmbim me Komitetin Revolucionar të Napolit.Duke u konsideruar nga policia e Bourbon-it “element shumë i rrezikshëm”, Ferdinand II, mori vendim të prerë, duke e konsideruar Pace-n si element “jashtëzakonisht të rrezikshëm”, përfshirë edhe shokun e tij të pandashëm Domenico Damis. Ai dha urdhër për ta internuar në Argjentinë, por Pace u transferua fillimisht në Bristol e më pas në Londër, nga ku u kthye më pas në Itali (për disa kohë në Torino).
Më 1860-n zbriti në Sicili me Damisin, ku luftuan si trima e heronj në Volturno. Pas unitetit të plotë, refuzoi çdo gradë ushtarake, duke pranuar vetëm mandatin politik në Parlament nga elektorati i Cassano Jonico-s në zgjedhjet që u zhvilluan në janar 1861. Për më shumë, na njeh materiali në vijim:





