Përshkrimi i dialekteve shqiptare në Itali përbën për autorin Martin Camaj një prej fushave gjuhësore më të begata, të cilës iu dedikua qysh në zanafillat e veprimtarisë së tij kërkimore, duke realizuar një varg ekspeditash shkencore për tri dekada radhazi. Ai i hyri kësaj pune në një kohë kur udhëtimi në fshatrat italo-shqiptare paraqiste ende shumë vështirësi dhe studimet ekzistuese mbi dialektet në fjalë ishin tejet të rralla.
Përmes metodës strukturale, ai nxori në dritë një krijimtari të pasur në fushën e dialektologjisë arbëreshe dhe të albanologjisë në përgjithësi. Disa nga studimet e botuara në këtë kuadër, janë: monografia “La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino” (botuar në Firence më 1961); “Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz Cosenza” (botuar në Mynhen më 1977); si dhe dhjetëra përshkrime të krijimeve dialektore italo-shqiptare, ndër të cilat veçojmë: “Zur Albanischen Mundart von Barile in der Provinz Potenza” (botuar në Mynhen më 1971), “Per una tipologia dell’arberesh” (botuar në Palermo më 1982), etj.
Burimi origjinal: http://redaktori.net/28-vjet-pa-shkrimtarin-martin-camaj-nje-udhetim-njohes-ne-krijimtarine-e-tij/